Qeveria vendosi të shkrijë 13 drejtoritë bujqësore duke kaluar në 4 agjenci rajonale të seksionit bujqësor dhe 4 të veterinarisë e mbrojtjes së bimëve. Por për ish ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti ky është vetëm fillimi i shkallmimit strukturor të saj.

Në një postim në Facebook, ish ministri thotë se me mijëra bujq e blegtorë mbeten të pa mbrojtur nga infeksionet dhe të pambështetur me teknologji dhe këshillim.

“Një rrënim i garantuar dhe një disfatë e sigurt.!! Në vend të strukturave teknike bujqësore të kapilarizuara po na mbijnë Mega – Kioskat e propagandës, dhe po ngrihen rrjetet dhe rrjetat klienteliste të pushtetit… Rezultati.. Eksportet ne pikiatë, importet në rritje, prodhime bujqësore që nuk shiten por flaken, fshatra që braktisen”, shkruan ai.

Top Channel