FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 13/10 13:17
Megjithë thirrjet e bëra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar që të bëhet kujdes me koncesionet në kuadër të programit “1 miliard dollarë”, Qeveria ka miratur projektin e dytë në kuadër të këtij programi.
Bëhet fjalë për vendimin që i hap rrugën ndërtimit të aksit rrugor Kashar-Thumanë.
Kryeministri Edi Rama e njoftoi këtë edhe përmes rrjeteve sociale.
“Qeveria i hap rrugën projektit të dytë të Programit 1 Miliard për Rindërtim, aksi Kashar – Thumanë, segment me rëndësi të posaçme për infrastrukturën rrugore të Shqipërisë që duam. Ndërlidhje më e shpejtë dhe më e sigurtë e Veriut me Kryeqytetin”, shkruan ai.
Top Channel