26/11 12:49
Partitë konservatore kolumbiane, që ishin kundër marrëveshjes së paqes me rebelët e Farc-ut në vitin 2016, kanë triumfuar në zgjedhjet e së dielës në vendin amerikano-latin. Këto zgjedhje ishin të parat ku Farc-u, tashmë një parti politike, merrte pjesë.
Me më shumë se 90% të votave të numëruara, ish-Presidenti Alvaro Uribe dhe Partia e Qendrës Demokratike kanë fituar shumicën e vendeve në Parlament.
Farc-u doli dobët në këto zgjedhje (0,4% të votave), por i ka të garantuara disa vende në Parlament falë marrëveshjes së paqes.
Më saktë, bëhet fjalë për 5 vende gjithsej në dy dhomat e Parlamentit kolumbian.
Top Channel