Deputetja e PD-së Albana Vokshi ironizon kryeministri Rama në Facebook, sipas së cilës i gjen punë njerëzve që dalin para kamerave me kreun e opozitës.
“Më në fund, ka një mundësi punësimi për shqiptarët e papunë: të dalin para kamerave me Lulzim Bashën dhe të nesërmen Edi Rama ju gjen punë, me qëllim që të bëjë propagandë. Është kulmi i cinizmit të një kryeminstri që edhe pasi e ka lënë Shqipërinë të mjeruar ekonomikisht, nuk mendon për investime, por vetëm e vetëm për të mashtruar e gënjyer me propagandën e tij arrogante. Pas kësaj propagande janë milionat që Rama ju jep klientëve të tij të koncesioneve të shëndetësisë, incineratorëve dhe rrugëve të cilët i paguan pa puanur, ndërkohë që shqiptarët duan të punojnë për të mbajtur frymën gjallë dhe nuk gjejnë dot punë”, shkruan Vokshi.
Top Channel