Rrëzohet avioni në Bangladesh, 49 të vdekur e 22 të mbijetuar

12/03/2018 10:27

Një avion i linjës ajrore të Bangladeshit “US-Bangla” u përfshi në një aksident në Aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit të Nepalit, Katmandu.

Avioni ka dalë nga pista gjatë zbritjes, e më pas është përfshirë nga flakët.

Në bordin e tij ndodheshin 67 pasagjerë dhe 4 anëtarë ekuipazhi. Autoritetet flasin për 49 të vdekur e 22 të mbijetuar.

Të gjitha fluturimet në Aeroportin e Katmandusë u pezulluan pas ngjarjes.

Duke ofruar ngushëllimet e tij, kryeministri i vendit Sharma Oli premtoi një hetim të menjëhershëm mbi ngjarjen. Avioni që vinte nga kryeqyteti i Bangladeshit, Daka, ishte prodhuar përpara 17 vitesh.

https://www.facebook.com/DailyMail/videos/3406307662762291

Top Channel

DIGITALB DIGITALB