Kina ka vendosur të miratojë heqjen e kufizimit të mandateve për udhëheqësin e saj, veprim ky që do të lejojë në mënyrë efektive Xi Jinping të mbetet si president për gjithë jetën.
Ndryshimet kushtetuese u miratuan gjatë Kongresit të përvitshëm të Popullor në vazhdën e një votimi, ku nga 2,964 vota, vetëm dy ishin kundër dhe tre abstenime.
Kina ka vendosur një kufizim me dy mandate ndaj presidentit të saj, që nga vitet 1990. Xi Jinping, megjithatë, sfidoi traditën e paraqitjes së një pasuesi të mundshëm gjatë Kongresit të Partisë Komuniste të Tetorit.
Në vend të kësaj, ai e konsolidoi pushtetin e tij politik, ndërsa partia votoi për të ruajtur emrin dhe ideologjinë politike në kushtetutën e partisë, duke e ngritur statusin e tij në nivelin e themeluesit të saj, Mao Ce Dunit.
Në fund të shkurtit, partia propozoi heqjen e kufizimit të mandateve në detyrë, nga kushtetuta e Kinës.
Top Channel