Korça nga Kulla: Banorë dhe turistë të ndarë për ndertesën panoramike

11/03/2018 16:19

Korça është një nga qytetet me te vizituara. qendra e juglindjes ka njohur vitet e fundit shumë investime që tërheqin turistët. Por edhe sot pas kater vitesh, kulla panoramike në mes të qytetit i mban ende të ndarë si vendasit, por edhe ata që e vizitojnë.

Prej 4 vjetësh, Kulla Panoramike ngrihet në hyrje të Korçës si e para ndalesë në qytetin ku historia shkrihet në kalldrëme, bulevard e kisha të vjetra.

Por askush nuk e gjen këtë dimension të Korçës në objektin panoramik, të ndërtuar nga një projekt me vlerë mbi 241 milionë lekë.

Nga pikëpamja estetike, kur po ndërtohej, kulla u kritikua se i humbte identitetin qytetit dhe sheshit. Në atë kohë objekti që do të ngrihej në 33.5 metra lartësi u mbiquajt “Çibani i Korçës”.

Por sot që vizitohet nga turistet a ka arritur të integrohet në arkitekturën e Korçës si një element i dobishëm? Skepticizmi ende vazhdon.

“Jam nga Tirana. Vlerësimin e jep vetë qyteti i Korçës”, shprehet një person.

“Ndërsa një tjetër e vlerëson si turpi Korçës: Turpi i Korçës, mos na thuaj fare. Unë të jem i vë një minë. Po ç’thua më mirë të ishte bërë një shatërvan këtu. Ca shërben. Turizmi është më i lartë. Kjo ishte vetëm për të vjedhur paratë”, shprehet një qytetar i Korçës.

Kur në majë të saj të shpaloset para syve Korça e bukur, qytetarët thonë se një kullë e tillë panoramike i duhej qytetit…Por mund të ishte ndërtuar edhe në pika të tjera të Korçës.

“Korça mund të shihet dhe nga Morava”, shprehet një vajzë.

“Jam ngjitur nja dy herë, shumë bukur qyteti. Po edhe si godinë nuk është e shëmtuar”, thotë një banor.

“S’besoj se i vlen qytetit. As jam interesuar ndonjëherë të shkoj të hipi. Per mendimin tim nuk i shkon arkitekturës së qytetit”, thotë një tjetër.

“Pamja është fantastike, Kurça është një qytet i bukur”, shprehet një turist nga Prizreni.

118 persona kanë vizituar Kullën gjatë të shtunës, ndërsa deri në mesditën e së dielës numërohen 47-të të tillë. E teksa për qytetarët e Korçës kjo kullë shihet ende me skepticizëm, për turistët pamjet që mundtë shihet nga aty është mbresëlënëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA