Aksident në Qafë Kashar, radhë të gjata në autostradën Tiranë-Durrës (Video)

11/03/2018 11:15

Dy aksidente automobilistikë shumë pranë njëri-tjetrit, kanë ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së quajtur Qafa e Kasharit.

Ngjarja është raportuar në orët e paradites së të dielës, teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për përcaktimin e shkaqeve.

Paraprakisht raportohet se nga përplasjet e mjeteve, ka vetëm dëme materiale, ndërsa aktualisht është krijuar një radhë e gjatë mjetesh në autostradë, në kahun që shkon nga Tirana për në Durrës.

Top Channel