Në redaksinë e Fiks Fare ka mbërritur një material video, të dërguara nga një qytetar që thotë se është nga fshati Hotesh i njësisë administrative Luzni në Dibër.

Videoja tregon gjendjen e një rrugë, që quhet Përroi Kaps, ku u duhet të kalojnë gjithmonë banorët e këtij fshati, edhe kur kanë probleme shëndetësore.

Në rastin konkret, qytetari që e ka dërguar shprehet se i duhet të kalojë në këtë përrua për të transportuar në spitalin e Peshkopisë dy fëmijë të sëmurë.

Siç shihet nga pamjet, kalimi përmes kësaj rruge është një sfidë më vete, që bëhet thuajse e pamundur në ditë me reshje shiu e dëbore.

Top Channel