Në qendrat shëndetësore të Durrësit, dhoma e checkup-it është mjedisi me fluksin më të vogël të pacienteve. Durrësi është në një nga rrethet me numrin më të madh të qytetarëve që kryejnë checkup falas në shkallë vendi, por sërish shifrat janë ende larg qëllimit final të programit: depistimin e plotë të popullatës për faktorët e rrezikut që mbizotërojnë.

“Ka një mesatare 10-12 në ditë. Kanë nisur edhe moshat e reja të bëjnë checkup nga propaganda që bëjnë mjekët e familjes”, thotë Mirza Bushi, ndihmësmjeke, QSH nr.3.

Kontrolli shëndetësor falas në qëndrat shëndetësore të Vlorës vijon me ritme të ulta. Gjatë një dite deri në orën dhjete, në dy qendrat ku vëzhgoi Top Channel u paraqiten për chekup 3 deri në 5 persona. Shpesh ka edhe nga ata që nuk u besojnë analizave shteterore.

“Ka mosbesues, por në momentin që marrin përgjigjet, mund të kenë kryer edhe analizat në privat dhe i dalin njësoj”, thonë nga qendra shëndetësore në Vlorë.

Kohët e fundit edhe në Shkoder ka rënie të interesit për kontrollin falas, por mjekët e justfikojnë me situatën gripale.

“Nuk kemi pasur mundësinë që t’i bëjmë checkup njerëzve të sëmurë. Shifrat për janarin dhe shkurtin është e njëjtë, 176 persona për secilin muaj”, thotë Hedije Bilali, drejtore e Qendrës Shëndetësore nr.1 në Shkodër.

Në qendrën shëndetësore të Lezhës chekup i për vitin 2017 është kryer nga 17 për qind e popullsisë. Edhe pse mjekët presin rritje, ka nga ata qytetarë që ende thonë se nuk u duhet.

Top Channel