“Financimi rus”, Manja-Bashës: Sot përgjigju para publikut, nesër para ligjit!

09/03/2018 13:26

Pas Kryeministri Rama, reagoi edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i cili kërkoi sqarime të mëtejshme nga Basha për historinë e “financimit rus të Partisë Demokratike”.

“Sot përgjigju para publikut, nesër për këtë histori do të përgjigjesh para ligjit”, tha Ulsi Manja.

Manja u shpreh se Basha, me deklaratat e tij të fundit i zgjati edhe më shumë hijet e dyshimit. “Mbrëmë, Basha e rëndoi më tej pozitën e tij me shpjegimet e paqëndrueshme juridikisht. Basha e zgjati edhe më shumë hijen e dyshimeve mbi kanalin e parave nga xhepat e disa rusëve. Ne nuk i ndahemi kësaj historie pa marrë përgjigje. Lulzim mos u fshih, por duku, dil e jep përgjigje. Nesër për këtë histori do të përgjigjet para ligjit, këtu dhe rrezik edhe në Amerikë. Dje Basha gënjeu publikisht se nuk ka lidhje me kompanitë. Në prag të fushatës, PD e drejtuar nga Basha lidhi dy kontrata në SHBA për të siguruar takime të nivelit të lartë në DASH, rreth një milionë dollarë për një foto me Presidentin Trump. Pagesat u bënë përmes dy kontratave të lidhura në fund të marsit me 675 mijë dollarë” deklaroi”, u shpreh Ulsi Manja.

Top Channel