Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një inspektor i hetimit tatimor është arrestuar në flagrancë për shpërdorim detyre.
Klodjan Pjeshka nga Tirana, rreth orës 14.00 në Rogozhinë, dyshohet se i ka kërkuar 20 mijë lekë të reja, një 56-vjeçari nga Lushnja, duke shpërdoruar detyrën, për mosndëshkimin me gjobë. Ky i fundit ka bërë dhe denoncimin te autoritetet.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit Klodjan Pjeshka, për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës.
Top Channel