Veliera, Dako sfidon gjykatën. Tenderon 66.5 milionë lekë për ndërtimin e sheshit

08/03/2018 19:55

Bashkia e Durrësit ka tenderuar ndërtimin e sheshit të projektit Veliera. Një projekt që ka mbetur peng i një beteje të gjate ligjore.

Më 28 shkurt, Bashkia dha këtë njoftim me firmën e kryetarit të bashkisë Vangjush Dako si titullar i Entit Prokurues se: Më 2 prill do hapen ofertat e dorëzuara për projektin e ndërtimit të sheshit Velirea.

Bashkia e Durrësit thotë se në dispozicion janë 66,5 milionë lekë. Por ky tender bëhet vetëm pak ditë pasi Gjykata e Durrësit kishte konfirmuar pezullimin e punimeve në zonën A, pranë zonës arkeologjike që ndodhet brenda mureve bizantine të qytetit.

Vendimi është dhënë më 13 shkurt, por ende nuk është zbardhur dhe se la të pakënaqur edhe paditësit e projektit që kërkojnë anulimin e tij sepse dëmton nëntokën arkeologjike të qytetit. Ky është projekti i Velierës ku duket edhe sheshi që planifikohet të bëhet për këmbësorët.

Sheshi hyn edhe në zonën A, e cila me vendim të Gjykatës nuk mund të preket, por Bashkia tashmë e ka hapur procedurën e tenderimit për të gjithë sheshin e Velierës, e cila sipas vendimit të Gjykatës edhe ajo mbetet në diskutim sepse dy këmbët e saj do vendosen në zonën A.

Vendimi i 13 shkurtit, ku Gjykata Administrative vendosi pezullimin e zonës arkeologjikë “A”, lejon ndërtimin e sheshit ndërkohë që në zonën A, ndalohet çdo lloj ndërtimi dhe nuk është e nevojshme një vendim gjykate.

Megjithatë, Bashkia e Durrësit ka shfrytëzuar këtë vendim kontrovers të Gjykatës, për të bërë një një tender të tretë për “Velierën”, edhe pse deri më sot nuk janë bërë ndonjëherë kërkime për vlerat arkeologjike që ka në atë zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA