Joachim Low është i pari në listën e kandidatëve që mund të marrin postin e trajnerit në pankinën e Arsenal, me Arsene Wenger që duket pranë lamtumirës në fundin e sezonit.
Sipas asaj që raporton ESPN, trajneri francez që ndodhet në Londër prej 22 vjetësh duket se nuk ka më përkrahjen e dikurshme dhe kjo është shprehur edhe nga një pjesë e futbollistëve, që nuk po pëlqejnë zgjedhjet e tij taktike. Nën presion duken edhe drejtruesit e klubit, që prej kohësh janë në shënjestër nga të gjitha mediat ishullore.
Rinovimi që përfitoi pas finales së FA Cup të fituar me Chelsea një vit më parë është i vlefshëm deri në verën e vitit 2019, por me shumë gjasa mund të ndodhë një zgjidhje konsensuale. Ndërsa kandidatët që përfliten për të marrë vendin e tij është Jardin i Monaco dhe Rodgers që drejton Celtics, por më së shumti po preferohet Joachim Low.
58-vjeçari që drejton kombëtaren gjermane që nga viti 2006, ku nisi detyrën si zëvendës i Klinsman ka një reputacon të mirë dhe preferohet shumë edhe nga drejtuesit e Arsenal. Low është nën kontratë me federatën gjermane deri në 2020, por qëndrimi i tij në pankinën e Gjermanisë do të varet shumë edhe nga rezultatet në finalet e Botërorit të Rusisë.
Joachim nuk drejton një klub që nga viti 2004, ndërkohë politika e re e Arsenal është që duke filluar nga viti i ardhshëm roli në pankinë do të jetë vetëm trajner dhe jo manaxher, siç ka bërë Wenger në këto 22 vite.
Top Channel