Rovena Gashi, prokurore në sektorin e dekriminalizimit, e humbi përballjen e parë me numrin një të akuzës, Arta Marku.
Gjykata Administrative e rrëzoi padinë e Gashit, që u largua nga posti i drejtoreshës së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, me urdhër të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Gjykata e konsideroi të pabazuar në prova padinë e saj, me argumentin se kryeprokurorja Marku ka kompetencat e mbarëvajtjes së punës në prokurori, derisa të ngrihet KLP, që, sipas reformës në drejtësi, është organi qeverisës i organit të akuzës.
Por, avokati Çlirim Gjata e konsideroi verdiktin si të shpallur nën efektin e frikës së vetting-ut e për këtë arsye njoftoi se do ta kundërshtojë në Gjykatën e Apelit.
Gjykata vlerëson se Arta Marku mund të vendosë caktimin e prokurorëve në detyra të cakuara me qëllim mbarëvajtjen e punës. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me ish-drejtoreshën, të cilës, sipas gjykatës, nuk i janë prekur të drejtat e saj si magjistrate.
Top Channel