Princi i kurorës në Arabinë Saudite nisi këtë të mërkurë një vizitë treditore në Mbretërinë e Bashkuar, në mesin e protestave të planifikuara atje kundër rolit të vendit të tij në luftën e Jemenit.

Mohammed bin Salman shihet nga disa si forcë modernizuese në shtetin e Gjirit Persik. 32-vjeçari pritet të zhvillojë bisedime me kryeministren Theresa May, e më pas do të drekojë me Mbretëreshën Elizabeth II.

Britania shpreson të përfitojë nga hapja e ekonomisë saudite, por nga zyra e kryeministres thonë nga ana tjetër se, May ka shprehur shqetësime të thella mbi situatën humanitare në Jemen.

Përpara “Downing Street” janë paralajmëruar protesta kundër vrasjes së civilëve jemenas, gjatë sulmeve ajrore të ndërmarra prej koalicionit që drejtohet nga sauditët, e që mbështetet nga Londra dhe Uashingtoni në betejën e tij kundër rebelëve “Houthi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA