Houston nuk di të ndalet në kampionatin e NBA. skuadra teksane mposhti në sfidën e saj të radhës Oklahomën 112-122, duke regjistruar suksesin e 16 radhazi.

Pas një fillimi jo shumë të mirë të ndeshjes, skuadra kryesuese e Konferencës së Perëndimit e mori veten dhe arriti të mbyllë këtë sfidë në favorin e saj. Chris Paul me 25 pikë dhe James Harden me 23 spikatën për skuadrën e Rockets, ndërkohë që në krahun tjetër Russell Westbrook e mbylli ndeshjen me 32 pikë, por që nuk e ndihmuan skiadrën e tij të fitojë ndeshje.

Shembullin e Houston e ndoqi edhe Golden State, që nuk i ndahet skuadrës teksane në luftën për vendin e parë në Konferencën e Perëndimit. Skuadra kampione në fuqi e NBA mundi Brooklyn Nets 114-101. Warriors nuk e pati shumë të lehtë këtë sfidë, ku Brooklyn në dy raste mori avantazhe, por në të dyja rastet gjeti kundërpërgjigjen e kalifornianëve, të cilët në fund e fituan sfidën me 13 pikë diferencë. Për Golden State spikati ylli i kësaj skuadre Stephen Curry me 34 pikë.

Në Konferencën e Lindjes, Toronto regjsitroi suksesin e radhës ndaj Atlantës me rezultatin 106-90. Skuadra e Hawks, që është e fundit në klasifikimin e kësaj konference u përpoq që t’ia komplikonte gjerat kanadezëve të Raptors, që janë në krye të cilët krijuan shkëputjen ndaj Atlantës vetëm në periodën e fundit. Për Toronton, shënuesi më i mirë ishte DeMar DeRozan me 25 pikë personale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA