Mario Balotelli duket se është rritur dhe këtë po e tregon më së miri në raportin që ka me dy fëmijët: Pia, që erdhi në jetë nga lidhja me Raffaella Fico dhe Lion, që lindi nga marëdhënia me Clelia, e dashura e fundit e tij.

Në fushë ai është rikthyer Supermario dhe ëndërron rikthimin edhe në ekipin kombëtar, por në familje duket se është ende për karton të kuq. Sipas të përjavshmes italiane ‘Chi’, lidhja me Clelian është në kapitullin e fundit dhe kjo për faj të futbollistit, që e ka tradhëtuar sërish.

Por nëse i hedh një shikim fotove që ka në rrjetet sociale, teksa ai i jep fëmijës të pijë në një poltrone në shtëpi, duket se është një Mario i ri. Duket ti ketë thënë lamtumirë orëve të vona të natës dhe tani duket ta ketë vendosur kokën mbi shpatulla, duke menduar më shumë për familjen dhe fushën e lojës. Dhe falë ndeshjeve të shkëlqyera që ka luajtur ka rigjetur edhe besimin e tifozëve, ndërsa fëmijët një tjetër atmosferë. Dhe në rrjetet sociale ai poston foto të tyre me komente të bukura: “Kjo është familja ime”, “Jeta ime”, “Dashuri”.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA