Bushati: Po punojmë me Metën, nuk duam të bëjmë gabimet e mëparshme

07/03/2018 08:00
Foto ilustruese

Pavarësisht debateve dhe përplasjeve publike, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi se “po punojmë me presidentin Meta me qëllim që të mos bëjmë gabimet e mëparshme në nënshkrimin e marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë”.  

“Të gjitha çështjet që janë ngritur nga ana e Presidentit të Republikës do të marrin përgjigje shteruese, dhe duke qenë se ky proces është delikat dhe në të shkuarën ka pasur dhe aksidentet e tij, ne duam që nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare dhe kushtetuese të kemi një qasje sa më solide. Pjesa që ju referuat, prilli, për firmosjen e një marrëveshje me Greqinë, kam përshtypjen që është keqkuptuar. Kemi folur për nevojën dhe interesin e të dyja vendeve për të firmosur një deklaratë partneriteti strategjik”, thotë Bushati.

Top Channel