Prefekti i Shkodrës: Nuk ka emergjencë në Anën e Malit
06/03/2018 23:19
Pas kërkesës së Kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, për të shpallur gjendjen e emergjencës në zonën e Anës së Malit, ku janë përmbytur 900 ha tokë bujqësore, prefekti i Qarkut Shkodër, Çesk Millja ka mbledhur në orët e darkës Shtabin e Emergjencave .
Sipas prefektit, për momentin nuk ka një situatë për të shpallur emergjencë civile, pasi gjendja është nën kontroll.
“Aktualisht shkarkimet e kontrolluara në total, me gjithë 5 agregatet në punë nga Vau Dejës, janë 1300 m3/sek dhe situata është e menaxhueshme. Situata është duke u monitoruar dhe gjykojmë e shpresojmë se do të ruhet kjo gjendje, duke mos pasur përkeqësim të situatës”, u shpreh prefekti Millja.
Top Channel