
“Valona” e italianëve/ Qyteti është plot me pushues, shumica janë italianë! Këtë vit “u zbulua” nga francezët
14/06 13:04
Një 26-vjeçar ka humbur jetën në Shkozë të Tiranës, teksa ishte duke gërmuar për skrap.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13.00 në një masiv inertesh mbetje të ish uzinës së Autotraktorëve, pranë punimeve të rrugës për Unazën e Madhe.
Një masiv dheu është shkëputur e për pasojë e ka zënë poshtë, A. R., 26 vjeç. Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.
Top Channel