Era e fortë dhe deti me forcë deri në 8 ballë kanë sjellë përmbytjen e një pjesë të Lungomares.

Problematikat kanë qenë kryesisht në subjektet tregtare, të cilat kanë qenë të rrezikuara nga përmbytja.

Ndërkohë, për shkak të motit të keq nuk ka patur asnjë përmirësim të situatës së lundrimit detar në Vlorë, i cili vijon të mbetet i pezulluar deri në përmirësimin e kushteve.

Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë probleme edhe në qytetin bregdetar të Durrësit. Si pasojë e reshjeve një pjesë e rrugëve kryesore të qytetit janë nën ujë.

Kjo ka sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve. Uji ka vërshuar në hyrjet e pallateve dhe shumë biznese që ndodhen në katet e para janë nën pushtetin e tij. Në zonat rurale ka përmbytje të sipërfaqeve të tëra toke. Nuk raportohen probleme në banesa.

900 ha tokë në pjesën e ulët të NënShkodrës janë nën ujë si pasojë e reshjeve. Në një segment rruge të fshatit Obot ka prezencë uji rreth 30 cm.

Për momentin nuk ka rrezik për banesat. Në krahasim me një ditë më parë ka patur rritje me 20 cm të nivelit të lumenjve Buna e Drin.

Reshjet kanë pushuar, por gjithçka do të varet nga shkarkimet që do të bëhen nga HEC-et.

Në lidhje me situatën, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në një komunikim me mediat tha se është përkeqësuar krahasuar me një ditë më parë dhe do të ishte mirë të shpallej gjendja e jashtëzakonshme.

Vijon…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA