Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën se po përqëndron të gjithë sektorët e ekonomisë në “një bandë të drejtuar nga kryeministri i vendit”.

“E njëjta gjë po ndodh me kokainën. Mbretërit e kokainës së Xibrakës janë dhe të Maminasit dhe kontrollohen drejt për drejtë nga klani i Edi Ramës. Përqendrim i gjithë sektorëve të ekonomisë përfshi dhe sektorët kriminalë të kultivimit të kanabisit, heroinës dhe kokainës nga një bandë kriminale drejtuar nga kryeministri i vendit. Krimi po kap ekonominë, siç ka kapur politikën e qeverinë. Vendi as nuk eksporton më, as nuk prodhon më, nuk ka investime të huaja, dhe nuk ka as investime të brendshme. Kjo është arsyeja që shihni statistika, që shihni mbylljen e bizneseve. Zgjidhja e këtij problemi kërkon transformim të thellë politik dhe ekonomik”, tha Basha.

 

Top Channel