Toronto mposhti Charlotte Hornets 103-98 në kampionatin e NBA duke regjistruar suksesin e 11 në 12 ndeshjet e fundit që do të thotë se skuadra kanadeze i përforcon pozitat e saj në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes.
Ishte një ndeshje ku Hornets rivalizoi gjatë gjithë kohës me Toronton duke bërë që të rritet vlera e këtij suksesi për Raptors.
DeRozan me 19 pikë dhe Valanciunas me 18 ishin shënuesit më të mirë për Toronton, ndërkohë që te Charlottë spikatën Walker me 27 pikë dhe Lamb me 16
Los Angeles Clippers fitoi një tjetër ndeshje; atë me Brooklyn Nets me rezultatin 123-120 në Staples Center. Edhe këtë radhë skuadra kaliforniane iu desh të bëjë pa Danilo Gallinarin që ka pësuar një dëmtim në dorë, megjithatë kjo nuk e pengoi Clippers që të arrijë suksesin edhe pse pati momente drithërimash gjatë sfidës.
Ata që morën përsipër të nxjerrin LA Clippers nga telashet ishin Rivers me 27 pikë, Harris me 26 dhe Williams me 21 pikë. për Brooklyn spikati LeVert me 27 pikë por që nuk i mjaftoi kësaj skuadre që të mposhtë skuadrën e Los Angeles Clippers.
Top Channel