Marrëdhëniet e ftohta mes Turqisë dhe Gjermanisë rrezikojnë të përshkallëzohen edhe më tej, duke risjellë gjuhën e ashpër diplomatike të përdorur para disa muajsh mes Berlinit dhe Ankarasë.
Shkak për këtë mund të jetë vendimi i Gjermanisë për t’u dhënë azilin gjithnjë e me shumë shtetasve turq, mes të cilëve edhe ish-funksionarë, ushtarakë e diplomatë turq.
Grupi mediatik, “Funke Mediengruppe”, raportoi se që nga janari ka një rritje me 38.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Mes tyre ka persona që nga Ankaraja dhe Recep Taip Erdogan konsiderohen si “tradhtarë” dhe pjesë e puçit të dështuar të shtetit.
Partitë e majta dhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e lexojnë rritjen e kërkesave për azil nga shtetas turq si dëshmi që në Turqi “mungon shteti ligjor e demokratik”, ndërsa apelojnë që të shtohen presioni ndaj Ankarasë nga vendet e Bashkimit Europian, pasi sipas tyre, janë me qindra të aktivistë, gazetarë e kurdë që u rrezikohet deri tek jeta.
Top Channel