A duhet të lihen të lirë fëmijët për mënyrën e të shkruarit?

05/03/2018 14:04

Mjekja pediatre Lira Gjika ishte e ftuar këtë mëngjes në Wake Up ku foli për të shkruarin e fëmijës dhe ndikimet e teknologjisë.

Dr. Lira thotë se është mësuesi ai që e vëren në mënyrën e të shkruarit fëmijën, por është diçka e rregullueshme.

“Shkrimi është ushtrim, përqëndrim se do lidhësh mendjen me atë që mendon dhe do dish ta japësh me shkronja. Fëmija kur shkruan e artikulon fjalën disa herë derisa ta mësojë saktë”, thotë dr. Gjika.

Top Channel