Superbatica e Adriatikut. Deti “gllabëron” bregun në Shëngjin. Përmbyt shëtitoren në Velipojë

04/03/2018 12:32

Deti Adriatik ka përparuar në Velipojë e Shëngjin, duke i marrë hapësirë tokës.

Fenomeni është i përkohshëm. Erërat mesdhetare nga Saharaja, njohur ndryshe dhe si shirok, së bashku me baticën, kanë bërë që deti të mbulojë krejtësisht bregun, ku gjatë verës qëndrojnë çadrat e plazhistëve.

Në Velipojë ka mbuluar edhe shëtitoren në gati 60 cm lartësi.

Deti pritet të tërhiqet nw kufijtw e tij të hënën, në të gjithë vijën bregdetare prej 14 km të Plazhit të Velipojës dhe në Shëngjin.

Top Channel