Java e 27 e Serisë A, në program për sot, nuk do të luhet, në shenjë zie pas lajmit se kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, u gjet i pajetë në dhomën e hotelit ku ishte grumbulluar skuadra.

Shtyrja e ndeshjeve, mes të cilave edhe derbi Milan-Inter, u vendos nga komisari i Legës së Serisë A, Giovanni Malago.

Fillimisht u shty ndeshja Udinese-Fiorentina, më pas ajo Genoa-Cagliari, duke qenë se Astori ka luajtur gjatë me sardët, ndërsa në fund u vendos që të mos luhet asnjë nga ndeshjet e kategorisë së parë italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA