Atletico Madrid kishte mundësinë këtë të dielë të rihapte kampionatin spanjoll të futbollit, por edhe pse tentoi t’i bënte ballë Barcelonës në “Camp Nou”, nuk mori asgjë tjetër veç duartrokitjeve të rivalëve që u imponuan 1-0.
Ndeshja shkoi në favor të katalanasve falë një “perle” të Lionel Messit në pjesën e parë të lojës, një goditje kryevepër e cila befasoi portierin e miqve, duke tundur rrjetën.
Ky ishte dhe goli numër 600 i Lionel Messit në karrierë, e futbollisti latin i bëri tifozët ta kujtojnë më së miri me veprimin që vendosi 90-minutëshin për titull.
E vetmja notë negative e sfidës në “Camp Nou” ishte dëmtimi i kapitenit Andres Iniesta në këmbën e djathtë, që mund ta mbajë atë jashtë ndeshjes së kthimit me Chelsean për Champions League.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona e çon në 8 pikë diferencën me Atleticon e Madridit. Ndërkohë, Reali gjendet praktikisht jashtë luftës për kampionatin, pasi është 15 pikë larg kreut.
Top Channel