Petrit dhe Aminda Perriu janë dy bashkëshortë nga Divjaka, të cilët kanë zgjedhur të punojnë në bujqësi.

Për të shtuar sipërfaqen e mbjellë, këtë vit ata vendosën të investojnë kursimet e tyre, duke marrë toka me qira. Por prodhimi nuk u shit.

Mungesa e eksporteve dhe çmimi i ulët i produkteve të tilla si lakra, karrota e bostani, ka bërë që familja Perriu të mos marrë dot as paratë e investuara.

“Po të jetë dhe ky vit kështu, ne nuk mbjellim dot më, do të falimentojmë”, thotë Petrit Perriu.

Prej kohësh, qeveria fton fermerët që të investojnë për të zgjeruar prodhimin, për të përfituar subvencione.

“Kemi dhënë 3 milionë për hektarë, plus 2 milionë për ujitjen”, thotë Niko.

Por fermerët thonë se paratë nuk shkojnë tek ata.

“Subvencionet i marrin ata të mëdhenjtë”, shprehen fermerët.

Familja Perriu nuk është e vetmja që nuk është ndihmuar nga shteti. Ajo përfaqëson shumicën dërrmuese.

Sipas të dhënave nga vet Ministria e Bujqësisë, nga 330 mijë fermerë që janë në të gjithë Shqipërinë, vetëm 3.000 kanë marrë subvencione në gjithë këto vite, pra më pak se 1 për qind.

Madje, edhe shumica e atyre që kanë përfituar, nuk kanë qenë fare fermerë, por tregtarë apo njerëz me lidhje në qeveri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA