A do të ishe ndryshe po të ishe rritur në një vend tjetër? Çfarë thotë shkenca? “Dua të të bëj të lumtur” ndan publikun përgjysmë. Që prej nisjes së këtij formati, është vënë re një reagim i madh nga audienca që e ndjek, siç nuk ka ndodhur më parë.
Rasti i kësaj të shtune, ku Pastor Alfredi kërkoi kujdestari alternative për dy vajzat e Gëzimit, shënoi një rekord audience e reagimesh në rrjetet sociale. Gjysma e shikuesve mbështesnin babain, i cili pavarësisht se i ka lënë në jetimore vajzat, nuk pranoi të lejonte pastorin të kujdesej për to. Ndërsa një numër po aq i madh shikuesish, mbështesnin pastorin që është shprehur i gatshëm të kujdeset për dy vajzat e mitura.
“Dua të të bëj të lumtur” synoi që përmes kësaj të shtune, të bëjë të lumtura dy vogëlushet që prej vitesh nuk kanë një familje normale, me një nënë që i ka braktisur e një baba që nuk ka mundësi financiare ti marrë në shtëpi.
Arbana Osmani sqaroi në program se kujdestaria alternative nuk është birësim, megjithë këtë, babai i vajzave kërkoi që pastori me të shoqen të mos i afroheshin vajzave të tij.
Pavarësisht se si shkon përballja në studio “Dua të të bëj të lumtur” ka për qëllim që t’i ndihmojë personazhet e tij, e për këtë arsye, programi i erdhi në ndihmë Gëzimit me një çek me vlerën 1 milionë lek.
Programi më i ndjekur e më i komentuar i së shtunës ka pasur reagime nga shqiptarët brenda e jashtë vendit, duke ofruar edhe këtë herë të qeshura.
Top Channel