Qeveria do të shtetëzojë të gjitha tokat bregdetare, të cilat janë përvetësuar padrejtësisht përmes ligjit 7501. Këto parcela janë ndarë duke u klasifikuar si toka të ish koperativave bujqësore, kur nuk kanë qenë të tilla.

“Janë ndarë duke i konsideruar si toka bujqësore zona e rërës e plazheve, brezit pyjor të bregdetit, kënetat, ligatinat, moçalet. Janë ndërruar zërat kadastralë duke klthyer tokat e pafrytshme në toka buqjësore, është vepruar mbi prona që kanë qenë jetë e motë proan shtetërore, poligone apo reaparte ushtarake“, tha kreu i ALUIZNI, Artan Lame.

Lame tha do të verfikohen vendimet për ndarjen e mbi 30 mijë parcelave në të gjithë vijën bregdetare të vendit. Procesi do të drejtohet nga prefektët.

“Qeveria synon pikërisht ti thotë fund këtij rpcoesi të turpshëm dhe ti rikthejë shtetit shqitpar pronat e grabitura në këtë mënyrë. Prona që duke u rigrupuar në duart e shtetit, do të ketë destiancion të qartë, në kompensimin e ish pronarëve dhe procesin e investimeve në turizëm”, u shpreh Lame.

Sipas kreut të ALUIZNI-t shumë nga zyrtarët që kanë përfituar në mënyrë të kundralishme toka në bregdet po mundohen ti shesin për të humbur gjurmët e krimit

“Qytetarë përpara blerjes interesohuni në institucionet shtetërore për origjinën e këtyre pronave. Nëse këto janë prona të fituara ligjshëm përmes procesit të kthimit të pronave”, tha ai.

Për qytetarët që kanë blerë toka në mirëbesim nga atë që i kanë përvetësuar padrejtësisht konfliktet do të zgjidhen në gjykatë. Lëvizja më e fundit vjen vetëm pak dite pasi në Spille u zbulua skandali i tokave të vjedhura. Edhe repartet ushtarake ishin grabitur me dokumenta false.

 

Top Channel