Si pasojë e prurjeve të shumta të lumit, është shembur ura që lidh dy fshatrat Mabë dhe Barbullush në Lezhë.

Në vendngjarje ka shkuar edhe prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi.

Prefekti i Lezhës thotë se në bashkëpunim me bashkinë Vau i Dejës është bërë bllokimi në të dy anët e urës së shembur për të mos lejuar rrezikimin e njerëzve.

Top Channel