Prej 4 ditësh të bllokuar nga bora, banorët përpiqen të hapin rrugën

02/03/2018 22:23

Banorët e fshatrave Luzni dhe Lishan i Epërm në Dibër prej katër ditësh janë izoluar nga dëbora.

Sot, me rritjen e temperaturave dhe shkrirjen e borës në rrugë, ata kanë nisur që të hapin vetë kalimin për automjetet e transportit.

Banorët kanë dërguar në redaksinë e Top Channel pamjet kur përpiqen të hapin vetë kalimin.

Top Channel