
Histori si në filma! I huaji përndoqi 14-vjeçaren në Tiranë duke u maskuar si vajzë amerikane, udhëtoi nga Finlanda dhe i trokiti në derën e shtëpisë
23/02 20:38
Arrest me burg dha Gjykata e Shkodrës për 19-vjeçarin Nehat Fojleta dhe 21-vjeçarit Sehar Xhenje, të cilët sulmuan trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka disa ditë më parë.
Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura, por mësohet se njëri prej autorëve, Nehat Fojleta ka pranuar se e ka goditur me grusht trajnerin Gjoka pasi ky i fundit e ka fyer. Por, Foljeta ka thënë se nuk ka patur thikë me vete, ndërsa Sehar Xhenje tha se nuk ka patur dijeni për ngjarjen.
Trupi gjykues, pasi ka dëgjuar palët ka aprovuar kërkesën e organit të akuzës duke dhënë masën e sigurisë arrest me burg ndaj dy shtetasve që akuzohen se, në bashkëpunim ushtruan dhunë ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka.
Top Channel