“Sa herë që dilja jashtë, përfundoja në komisariatin e aeroportit”, Rama flet për arritjen e tij më të madhe. I përgjigjet Berisha: Vizat i hoqëm ne që në 2010 04/04 21:57
Fryma “konstruktive” e deklaruar fillimisht nga opozita e më pas edhe nga mazhoranca në përfundim të takimit në Presidencë për çështjen e bisedimeve me Greqinë, u konfirmuar edhe në njoftimin e shkurtër për shtyp të Presidentit Ilir Meta.
“Presidenti Meta vlerëson frymën bashkëpunuese dhe konstruktive, që karakterizoi bashkëbisedimin me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Por, Presidenti nënvizon rëndësinë e marrëdhënieve të mira me Greqinë, por edhe rëndësinë që për çështjen e bisedimeve për kufirin mes dy vendeve të kërkohet bashkëpunimi dhe serioziteti të gjitha institucioneve.
Top Channel