Me malësinë e Mokrës në Pogradec trashësia e borës ka kaluar mbi 1 m. E gjithë zona është bllokuar në një kohë kur aty duhet të vinte pranvera.

Dëbora solli vështirësi për 500 banorë në fshatin Kalivaç në Njësinë Trebinjë. Përveç mbylljes së shkollave, mbetjes pa energji banorëve po ju mbarojnë rezervat ushqimore, veçanërisht për bagëtitë.

Reshjet e shumta të bores izoluan gjithë malësinë e Mokrës duke bërë që për 8000 banorët e kësaj zone të jetë e pamundur lëvizja dhe komunikimi.

Pas disa ditësh bllokim, rruga është kaluar vetëm nga mjetet e rënda të ushtrisë që kanë hapur kalimin në disa qendra.

“Mokra ka qenë e bllokuar që me rënien e kësaj dëbore shumë intensive dhe ishte e bllokuar. janë bërë përpjekje për të hapur rrugët po siç e shihni akoma ka fshatra të bllokuara”, thotë prefekti i Korçës, Dhori Spirollari.

Mungesa e infrastrukturës e bën më të vështirë jetesën e këtyre banorëve të cilët çdo dimër e presin me frikën se do të mbeten peng i motit të keq.

Top Channel