Kreu i shtetit Ilir Meta gjatë përkujtimit në 574-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës tha se mesazhi që na vjen nga ajo ngjarje është pikërisht bashkimi në interes të kombit.

“Mesazhin e bashkimit në interes të kombit, atë të sinergjisë pozitive të të gjithë shqiptarëve për të bërë vepra të mira që i qëndrojnë kohës, e lartësojnë kombin tonë dhe besoj që në këtë vit të Skënderbeut do të bëjmë gjithçka që t’i qëndrojmë këtij mesazhi për të forcuar më tej pozitën e Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në rajon e në botë si një vend e komb i qytetëruar. Sepse flasim për arritje të reja për integrimnin europian, po nuk ka kontribut më të veçantë e të shquar se sa i Skënderbeut për bashkimin e kombit, dhe ai i përcaktimit të identitetit tonë si europian.”, tha Meta.

Top Channel