Pjesa më e madhe e botës është “egërsuar” shumë. Një grusht njerëzish zotërojnë kapitalet të mëdha. Edhe Shqipëria nuk mund të shpëtojë nga një gjë e tillë.

Biznesmeni më i njohur shqiptar, Samir Mane, ëhtë përballë gazetarëve Ylli Rakipi dhe Andi Bushati në të “Të Paekspozuarit”.

Andi Bushati u pyet nëse ai e vlerëson Samir Manen si një oligark. “Duhet të përcaktojmë termin. Oligark nuk është vetëm njeri i pasur, por edhe ai njeri që përfaqëson pushtetin e një pakice që ndikon edhe mbi qeverinë dhe mbi vendimet që kanë pasoja mbi shumicën. Unë mendoj se Shqipëria është një vend oligarkik. Mane është në majë të kësaj kulle dhe si i tillë, mendoj se ai është një oligark”, tha Bushati.

Por Mane nuk e pranoi këtë, duke thënë se ai nuk është një oligark.

“Nuk kam përfituar asnjë koncesion dhe nuk kam përfituar nga asnjë ligj i veçantë. Unë nuk e pranoj se jam oligark, por edhe një pjesë e njerëzve e thonë këtë. Prezenca e kompanive të mia në këtë vend sjell 40 mln euro në ekonominë shqiptare”, thotë Samir Mane.

Mik i Berishës apo i Ramës? Ja si përgjigjet Samir Mane

Prej 27 vitesh politika flirton me biznesmenët dhe e anasjellta. Një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm shqiptarë është Samir Mane, por edhe ky nuk i ka shpëtuar akuzave për lidhjet e tij me politikën.

Por, vetë Samir Mane thotë për shkak të punës është takuar me kryeministrat e fundit të vendit, por mohon miqësinë me të.
“Do që të them që jam mik i Sali Berishës dhe i Edi Ramës, kur nuk jam? Puna më ka bërë që t’i takoj këta njerëz, por nuk janë miqtë e mi. Biznese me lidhje politike mund të ketë, por ky nuk është rasti im”, deklaroi ai.

Top Channel