Protesta për luleshtrydhet, fermerët bllokojnë Levan-Tepelenë

01/03/2018 15:18

Kultivuesit e luleshtrydheve nga fshati Kafaraj bllokuan autostradën Levan-Tepelenë.

Rruga u bllokua për disa minuta në shenjë proteste për dëmshpërblimet që ata nuk i kanë marrë për dy përmbytjet e fundit.

Fermerët kërkojnë paratë dhe zgjidhjen e problemit në këtë zonë, e cila sipas tyre përmbytet për shkak të ngushtimit të urës së ndërtuar në autostradën Levan- Vlorë.

Në fshatin Kafaraj në njësinë Frakull të Fierit serat e mbjella me luleshtrydhe janë përmbytur dy herë brenda pak muajsh ndaj Bashkia e Fierit, me një vendim të këshillit bashkiak vendosi pak kohë më parë që fermerët e prekur nga përmbytjet, të përjashtohen nga taksa e tokës për këtë vit.

Top Channel