Kjo rrugë ua ka bërë jetën më të vështirë 2 mijë banorëve të një lagjeje në hyrje të Kuçovës.

“Kanalizimet dhe rruga janë problemet tona kryesore. Janë për faqe të zezë. Vijnë për vota dhe na premtojnë që do e shtrojnë”, thonë banorët.

Rruga është i vetmi aks që lidh banorët e lagjes “Postobllok” me qendrën e qytetit. Në mungesë të shërbimit shëndetësor në zonën e tyre, banorëve u duhet të shkojnë pothuaj çdo ditë në Spitalin e Kuçovës. Përveç rrugës, u mungojnë edhe kanalizimet. Shtëpitë funksionojnë me gropa septike.

“Nuk kemi kanalizime. I paguajmë të gjitha dhe nuk kemi asgjë”, shprehen banorët.

Në Bashkinë e Kuçovës i pranojnë problemet e kësaj lagjeje, por nënkryeari Shpëtim Nishani thotë se me nisjen e fazës së dytë të një projekti për infrastrukturën dhe kanalizimin e ujërave të zeza e sistemimin e ujërave të bardha, do të rehabilitohet edhe rruga, së bashku me kanalizimet e kësaj lagjeje.

Top Channel