Prej 27 vitesh politika flirton me biznesmenët dhe e anasjellta. Një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm shqiptarë është Samir Mane, por edhe ky nuk u ka shpëtuar akuzave për lidhjet e tij me politikën.

Por, vetë Samir Mane thotë për shkak të punës është takuar me kryeministrat e fundit të vendit, por mohon miqësinë me të.

“Do që të them që jam mik i Sali Berishës dhe i Edi Ramës, kur nuk jam? Puna më ka bërë që t’i takoj këta njerëz, por nuk janë miqtë e mi. Biznese me lidhje politike mund të ketë, por ky nuk është rasti im”, deklaroi ai.

Kjo deklaratë e Manes u bë në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel.

Top Channel