Incidenti në Zverrnec, reagojnë deputetët Bido dhe Braçe, kërkojnë t’i hiqet liçenca kompanisë private të sigurisë Pas takimit mes kryeministrave të rajonit, Kryeministri Rama tregoi se kishte marrë vlerësime për operacionin e fundit të agjencive ligjzbatuese shqiptare, gjatë të cilit u sekuestruan 613 kg kokainë.
“Ngarkesa e kapur përbën jo vetëm një sasi që është më e madhja e kapur ndonjëherë prej nesh, por një sasi që, përpara sesa të vijë në vendin tonë, ka kaluar në portet e Bashkimit Europian dhe faktikisht i ka shpëtuar kontrolleve”, deklaron Kryeministri Rama.
Veprimi parlamentar i Partisë Demokratike do të përqendrohet tek rreziku, që sipas Lulzim Bashës po i vjen Shqipërisë nga droga.
“613 kg kokainë s’mund të kalonte në Shqipëri pa mbështetje politike të nivelit më të lartë. Natyrisht, si në rastin e Xibrakës, edhe në këtë rast është arrestuar shoferi, por jo bosët, aq më pak peshqit e mëdhenj dhe nuk mund të arrestohen për sa kohë që në krye të qeverisjes është Edi Rama”. “ Hetimet duhet të shtrihen aty ku pastrohen paratë e krimit dhe drogës, në çdo sektor të ekonomisë, përfshirë Bashkinë e Tiranës, lavatriçen kryesore të pastrimit të parave të pista”, thotë nga ana tjetër Lulzim Basha.
Që në fillim të vjeshtës opozita kërkoi edhe qeveri antimafia.
Top Channel