Këndet e lojërave, bashkia riparon lodrat e dëmtuara

01/03/2018 11:10

Teksa prej kohësh bashkia ka ndërtuar kënde lojërash për fëmijët edhe në lagjet e qytetit, tashmë sektori i mirëmbajtjes do të duhet të riparojë ato të dëmtuarat.

Riparimit i janë nënshtruar edhe disa prej moduleve të lojërave, sikurse janë fushat e Ping-Pong te zona e lojërave në Parkun e Madh të cilat janë mjaft të frekuentuara nga të gjitha grupmoshat.

Gjatë këtyre tre viteve, në të gjithë qytetin janë ndërtuar rreth 31 kënde lojërash në hapësirat ndërmjet pallateve që dikur kanë qenë të zëna nga ndërtimet informale apo nga plehrat e hedhura pa kriter.

Top Channel