Basha për drogën: Financon ndërtimin. Zgjidhja: Largimi i qeverisë

01/03/2018 14:17

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se “heroina dhe kokaina janë kthyer në aktivitetet kryesore të grupeve kriminale” dhe shtoi se “milionat e eurove të drogës po shkatërrojnë ekonominë”.

“Kokaina e kapur nuk mund të kalonte në vend pa garanci politike. Milionat e eurove të drogës po shkatërrojnë ekonominë. Nuk mund të funksionojë ekonomia kur aktiviteti më i madh është droga. Nuk ka aktivitet që konkurron drogën”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së theksoi më tej: “Kjo vërteton atë që SHBA dhe BE kanë thënë: që Shqipëria është kthyer në bazë kryesore të trafikut në Europë. Shërbejmë si bazë për dërgimin e drogës në vendet e BE-së. Ashtu si në rastin e Xibrrakës, është arrestuar shoferi, por jo bosët. Ata nuk do të arrestohen derisa në krye të vendit të jetë Edi Rama. Ky problem zgjidhet vetëm duke larguar Edi Ramën”.

Top Channel