Organizata e Kombeve të Bashkuara inkurajon dhe mbështet zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Stephane Dujarriç, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, thotë se megjithëse kjo organizatë nuk është e përfshirë në këtë proces, e sheh atë si një sfidë jo vetëm për vendet që aspirojnë t’i bashkohen Brukselit, por edhe si sfidë brenda vetë unionit.

“Pas gjithë krizave ekzistenciale që ka kaluar BE si financiare, politike dhe gjeopolitike është e rëndësishme që me zgjerimin BE të demostrojë qëndrueshmëri dhe vazhdimësi”, thotë Dujarriç.

Bullgaria, që mban Presidencën e radhës shihet si nxitëse e nisjes së bisedimeve të pranimit për Shqipërinë.

Por BE ka shpallur tërthorazi përmes strategjisë së saj të zgjerimit si vende kryesore kandidate Serbinë dhe Malin e Zi, vende të cilave u është hapur një perspektive pranimi në vitin 2025. Brukseli e sheh vitin 2019 si vitin vendimtar për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe është e vendosur të mos importojë konflikte kufitare nga Ballkani brenda saj.

Kjo i është bërë e qartë Beogradit edhe nga Presidenti i KE-së, Jean Claude Juncker. Gjatë ndalesës në Serbi, ai kërkoi që të zgjidhen konfliktet territoriale me fqinjët që t’i hapet drita jeshile anëtarësimit.

Në vitin 2019 pritet që Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnjë Hercegovina të marrin statusin e plotë të vendit kandidat për pranim. Në muajin maj Bullgaria do të organizojë në Sofje një konferencë, ku secilit vend aspirant do t’i jepet një plan individual aksioni, modeluar sipas nevojave të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA