Vështirësi në Rrugën e Kombit, probleme në lëvizjen e mjeteve gjatë natës

28/02/2018 19:37

Kalimi në Rrugën e Kombit është i lirë, por megjithatë reshjet e dendura të dëborës kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Në mëngjes akulli me ngricat kishin mbuluar pjesën nga tuneli në drejtim të Kukësit, për të vazhduar në segmentin që lidh pikën kufitare të Morinës. Dëbora e papastruar mbulonte asfaltin ku çdo moment kalojnë automjete.

Situata u normalizua gjatë paradites, me uljen e intensitetit të reshjeve të dëborës dhe ndërhyrjes për të hapur rrugën.

Rruga e Kombit është aksi i vetëm që siguron komunikimin e Shqipërisë me Kosovën, e më gjerë, veçanërisht për ekonominë dhe në këtë rrugë numri i kamionëve që transportojnë mallra është në rritje, në çdo stinë të vitit.

Top Channel