Duke e konsideruar si emergjencë kombëtare situatën aktuale në vend, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili kërkoi që DEA amerikane të stacionohet në Shqipëri.
“Duke vlerësuar eksperiencën në rang botëror dhe integritetin e luftëtarëve të vijës së parë duke sakrifikaur dhe jetën ne do të kërkonim me forcë që DEA amerikane të stacionohej në Shqipëri. Kjo do të ishte një përgjigje shumë e fortë në luftën ndaj drogës, duke pasur në konsideratë se inkriminimi i strukturave të policisë së shtetit ka mundësuar një përhapje të frikshme të kthimit të vendit tonë në nyje të trafikut të drogës dhe cënimit serioz të sigurisë kombëtare”, tha Vasili.
Madje sipas tij, situata aktuale në vend, cenon dhe integrimin europian. “Çështje që pengon dhe e bën të paarritshëm integrimin evropian, dhe një ccështje e tillë është ngritur në mënyrë të qartë dhe evident edhe në Bundestagun gjerman. Kërkesa jonë dhe sugjerimi ynë buron për interesat strategjike të vendit dhe itngrimit euroatlantik. Shqipëria shpëtohet sot nga droga, pasi nesër do të jetë shumë vonë”, tha ai.
Top Channel