Strakosha pret dy penallti, por në finale shkon Milani

28/02/2018 23:42

U desh të luheshin plot 120 minuta lojë në ‘Olimpico’, përveç atyre 90 në ‘San Siro’, u desh goditja e 11-metërshave për të përcaktuar skuadrën finaliste të Kupës së Italisë dhe do të jetë pikërisht Milani, skuadra që do të diskutojë trofeun me Juventusin më 9 maj.

Thomas Strakosha bën detyrën e tij, ashtu si Donnarumma, por vendimtare për kualifikimin u bë një goditje mbi kuadrat e futbollistit të Lazios, Luis Felipe.

Lazio dominoi në pjesën e parë dhe krijoi disa mundësi të mira shënimi, por Donarumma u tregua në lartësinë e detyrës, duke pritur gjuajtjet në drejtim të portës. Milani u zgjua disi në pjesën e dytë, por sulmet e skuadrës së Gattusos, rrallë kërcënuan rrezikshëm Strakoshën.

Pas 90 minutave në barazim pa gola, sfida iu drejtua 30 minutave shtesë, ku të dy skuadrat u treguan shumë të kujdesshme për të mos pësuar, dhe panë shumë pak në portat kundërshtare.

Gjatë ekzekutimit të 11-metërshave, Strakosha priti dy të tilla dhe po aq priti edhe portieri i Milanit, Giggio Donnarumma, por Luis Alberto ‘tradhtoi’ Lazion, duke goditur mbi kuadrat penalltinë e 7 për lacialët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA