Disa ditë pas publikimit të lajmit në mediat e huaja për Meghan Markle, në të cilin shkruhej se ajo është autorja sekrete e një blogu të quajtur “The Working Actress”, ku shkruante për jetën dhe karrierën e saj në Hollyëood, përflitet se në pallatin mbretëror mund të ‘”shpërthejë” një skandal.
Në këtë blog, i cili tashmë është fshire ndërsa postimet e bëra në të janë shndërruar në të paklikueshme, e fejuara e Princ Harry, Meghan, tregonte stilin e saj të varfër të jetesës, skenat intime në filmat ku ka marrë pjesë, pjesët intime të trupit si edhe për marrëdhëniet seksuale.
Meghan në shkrimet e këtij ditari online, ku përdoreshin edhe sharje, e konsideronte veten si “vajza me gjoksin magjik”.
Ende nuk është zbuluar autori që ka zbuluar këtë anë të së kaluarës së Meghan, në një kohë kur dasma e saj me princ Harry është vetëm një muaj larg.
Top Channel